Mes zërave për një rikthim mes Keisit dhe Stresit, ky i fundit ka vendosur të thumbojë hapur ish-partneren e tij.
Gjatë një intervistë të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për look-un e tij.
“Kujt ia dedikon këtë look sot?”- ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij.
“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet. Megjithatë lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua.
Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre kohët e fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që dukej si dedikim për (ish) partneren.
Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj. Mes të tjerash në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”
Sakaq, Keisi publikoi një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
Kjo vjen pas ‘ribashkimit’ të tyre pas ndarjes nga jeta e 22-vjeçarit Brilant Martinaj, miku i përbashkët i dyshes. Viktima, i cili u ekzekutua në Fushë-Krujë pak javë më parë, ka qenë një mik shumë i afërt me ta dhe të dy janë pikëlluar nga humbja e madhe. Keisi publikoi pas lajmit disa foto dhe video të reperit me Martinajn, ku ka qenë dhe ajo e pranishme së bashku me një grup miqsh. “I miri jonë”- shkruante ajo krah videos që e shoqëroi me këngën e Dafina Zeqirit, ‘Malli’. ) Nga ana tjetër, Stresi jo vetëm që u shpreh zemërthyer në rrjetet sociale, por vendosi të anulonte të gjitha koncertet dhe performancat, pas vdekjes së mikut të tij.
Po ashtu, Keisi publikoi në Instagram një video të vjetër të Stresit gjatë një koncerti ku ai përshëndeste Brilantin. Ajo e ka shoqëruar videon me inicialet e tij B.M dhe emojin e një ëngjëlli teksa ka etiketuar edhe Stresin. Ky i fundit e ka rishpërndarë postimin në llogarinë e tij.
Kohët e fundit ish-çifti ka patur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre. Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka ‘disa të dashura’. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.
Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashuri do e thotë vetë teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më.
E pas këtyre tensioneve dhe mungesës së postimeve të përbashkëta, duket se ‘gjakërat’ mes ish-çiftit janë ulur sërish. Mos ndoshta mund të flasim edhe për rikthim?