DYSHJA E PREFERUAR/ Jonida dhe Romeo kapen mat, çifti kalon pushimet bashkë (FOTO) - AlpeGossip
DYSHJA E PREFERUAR/ Jonida dhe Romeo kapen mat, çifti kalon pushimet bashkë (FOTO)

DYSHJA E PREFERUAR/ Jonida dhe Romeo kapen mat, çifti kalon pushimet bashkë (FOTO)

Prej kohësh po përflitet se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Romeo Veshaj janë në një lidhje.

Dyshja ka preferuar të mos e konfirmojnë lidhjen megjithatë janë postimet nga vende të njejta ato që kanë lënë të kuptohet se ata janë bashkë.

Ditën e sotme Jonida dhe Romeo kanë postuar foto nga pushimet e tyre. Ishte Romeo fillimisht që postoi një foto ku në krah shihet që ndodhet një femër e po dyshohet se ajo është Jonida.

Ndërkohë pak më vonë postoi edhe këngëtarja, nga video e së cilës dallohet qartë që dyshja ndodhen tek i njëjti vend.