ZBULON PËR HERË TË PARË/ As nuk e çoni dot ndërmend çfarë punonte "Polici" para se të bëhej aktor (FOTO) - AlpeGossip
ZBULON PËR HERË TË PARË/ As nuk e çoni dot ndërmend çfarë punonte “Polici” para se të bëhej aktor (FOTO)

ZBULON PËR HERË TË PARË/ As nuk e çoni dot ndërmend çfarë punonte “Polici” para se të bëhej aktor (FOTO)

Sot Flor Binaj është një nga aktorët më të suksesshëm dhe që na bën gjithnjë të qeshim me batutat e tij, por i ftuar sot në “E diell”, ai ka treguar për herë të parë punët që ka bërë para se të bëhet aktor.

Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare dhe ka bërë punë të ndryshme deri tek fatorino.

“Kam punuar që 8 vjeç, kam shitur piktura, kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”, ka treguar Flori duke marrë shumë duartrokitje nga publiku.

Flori ishte i ftuar së bashku me Ledion Lakon. Të dy së fundmi janë bërë bashkë në shfaqjen “Tango”.