“Vipat e bllokut” nxjerrin zbuluar “Zogun e Tiranës”: Ti nuk flet dot nga… – AlpeGossip
“Vipat e bllokut” nxjerrin zbuluar “Zogun e Tiranës”: Ti nuk flet dot nga…

“Vipat e bllokut” nxjerrin zbuluar “Zogun e Tiranës”: Ti nuk flet dot nga…

Ai është shndërruar në një personazh të njohur për shkak të faqes së tij në rrjete sociale ku tregon foto të vipave që kanë kryer ose jo operacione plastike.
20-vjeçari Stiliano Kanani administratori i faqes “Vipat e Bllokut” ka qenë i ftuar në “Ditë e re” ku është shprehur sërish rreth faqes.

Por duket se në emision ka patur dhe një debat me moderatorin Hermes Nikaj, ose siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës”, i cili gjithashtu është bërë pjesë e kësaj faqeje, për operacionet plastike që ka bërë.

“Kush është ky? Hermes? Sa operacione paska bërë ky, nuk e njoha nga afër”,-u shpreh Stiliano. Hermesi e mori me sportivitet duke u shprehur se nuk kishte kryer kurrë operacione plastike. Por 20-vjeçari ka këmbëngulur duke thënë: “Po ti dukesh, çfarë asnjë. Ti nuk qesh dot nga operacioni që ke bërë në buzë”,-u shpreh Kanani, por “Zogu i Tiranës” ka vazhduar t’a mohojë bërjen e ndonjë operacioni plastik.