RRUGËTIMI NGA SHQIPËRIA TEK TEATROT E MËDHA TË BOTËS/ Saimir Pirgu në lupën e medias italiane (FOTO) – AlpeGossip
RRUGËTIMI NGA SHQIPËRIA TEK TEATROT E MËDHA TË BOTËS/ Saimir Pirgu në lupën e medias italiane (FOTO)

RRUGËTIMI NGA SHQIPËRIA TEK TEATROT E MËDHA TË BOTËS/ Saimir Pirgu në lupën e medias italiane (FOTO)

E famshmja “Corriere Della Sera” i ka dedikuar një artikull tenorit me famë botërore tanimë, Saimir Pirgut, teksa flet për rrugëtimin e tij nga Shqipëria në teatrot më të mëdha të botës. Gati-gati si një formë rrëfimi, por shpesh edhe me citime nga Pirgu, ne mësuam plot të reja rreth tij dhe kalvarit të vështirë për të mbërritur deri aty ku është sot. 

Saimir Pirgu ishte 22 vjeç kur Claudio Abbadoi e thirri që të merrte pjesë në audiconet e Ferrara. “Në mes të natës më ndërpreu e më tha: “Mirë, djali do vijë të këndojë me mua. 

Kështu roli i Ferrandos në “Così fan tutte” u bë i tiji. Një shqiptar në rolin e një shqiptari. Sot Saimir Pirgu është një nga tenorët më të kërkuar në botë. Ai është me origjinë nga Elbasani, një qytet pranë qendrës së Shqipërisë. Saimiri ka lindur në një vend të varfër, me një familje gjithashtu të varfër, shkruan “Corriere Della Sera”. 

“Komunizmi ekzistonte ende, nuk dihej asgjë çfarë ndodhte jashtë. Por një ditë mbaj mend kur në radio u transmetua koncerti me “Tre Tenorët”. Isha ende një djalë i vogël, ai koncert më magjepsi. E mbaj mend që i thashë nënës sime: ‘Sa do doja të këndoja dhe unë ashtu…’ E vështirë të besohej, kur halli i asaj kohe ishte të kishte bukë në tavolinë”, shprehet tenori. 

Pati shumë gjëra të këqija, shumë të errëta për shkak të regjimit thotë Saimiri, ama pati dhe një të mirë, shteti organizonte programe edukimi muzikor nëpër shkolla. 

“Në moshën 6 vjeç mbaja një violinë në dorë. Kam studiuar për vite me radhë, kurrë nuk kam ndaluar së kënduari. Këngë popullore, nëpër dasma e kudo ku mundesha. Askush nuk më detyroi apo më shtyu ta bëja. Familja gjithmonë më ka përkrahur”. 

Kur vendosi të largohej Saimir Pirgu u zhvendos në Bolzano të Italisë duke i marrë prindërve të gjithë kursimet e tyre. 

“Isha ende i vogël kur i lashë prindërit në shtëpi dhe mora me vete të gjitha ato që kishin kursyer prej kohësh”.