PËRLOTET TEKSA RRËFEN HISTORINË PREKËSE/ Albërie Hadërgjonaj: U largova nga mami për të qenë dikushi në jetë (VIDEO) - AlpeGossip
PËRLOTET TEKSA RRËFEN HISTORINË PREKËSE/ Albërie Hadërgjonaj: U largova nga mami për të qenë dikushi në jetë (VIDEO)

PËRLOTET TEKSA RRËFEN HISTORINË PREKËSE/ Albërie Hadërgjonaj: U largova nga mami për të qenë dikushi në jetë (VIDEO)

Shumë aktive kohët e fundit në jetën publike, këngëtarja Albërie Hadergjonaj, na ka përlotur të gjithëve me historinë tepër personale që ka rrëfyer.

E ftuar në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën në “Klan Kosova”, Hadërgjonaj ka treguar një copëz vërtet prekëse nga momentet kur takon të ëmën e cila jeton në Deçan.
Ajo gjithmonë kur Albërie largohet i hedh ujë, sepse tradita thotë që vajza kështu mund t’i kthehet prapë vitin e ardhshëm. Por herën e fundit, Albëria u mërzit e doli nga makina.
“Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardh vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, e dola edhe njëherë nga makina, e ju ula në gjunjë a besoni. E i thash ‘S’’të dal borxhit kurrë!’,”- u shpreh Albëria e emocionuar.
Familja është një pikë e dobët për të gjithë, e sidomos kur ata i kemi larg, si në rastin e Albëries, lotët janë mëse të kuptueshëm.
Alberie tregoi se u largua nga Deçani për të qenë dikushi në jetë.
“Shumë punë, shumë lodhje për të arritur këtu ku jam. Gojët e liga nuk i kam dëgjuar, pasi jetën e kam filluar nga zero”, u shpreh ajo.