Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e njohur për stilin e veçantë, Gjira Kajtazi është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtarja duke shprehur edhe emocionet.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa lëvizja e një jete brenda teje”, shkruan Gjira në foton ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Gjira nuk ka sjellë ndonjë këngë të re së fundmi dhe nuk dihet kur do rikthehet në muzikë.