“DO LËVIZJA ME…”/ Rudina Dembacaj: Do rikthehesha në Portokalli me një kusht (FOTO) – AlpeGossip
“DO LËVIZJA ME…”/ Rudina Dembacaj: Do rikthehesha në Portokalli me një kusht (FOTO)

“DO LËVIZJA ME…”/ Rudina Dembacaj: Do rikthehesha në Portokalli me një kusht (FOTO)

Aktorja shumë e dashur për publikun dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ishte dje e ftuar në “Thumb”, ku gjatë emisionit foli edhe për eksperiencën në Portokalli.

Rudina u pyet nëse do rikthehej në “Portokalli” po t’i bënin një ofertë që ajo të bëhej moderatore dhe aktore e programit.

“Tani jam producente, kam emisionin tim. Nuk do kthehesha mbrapa për të qenë prezantuese diku. Nëse do shkoja në “Portokalli” do pranoja  të shkoja me stafin tim, nëse do lëvizja diku do lëvizja me ata.

Nëse brenda një spektakli unë do kisha rubrikën time edhe mund të lëvizja. Të lija diçka timen për të qenë mikëpritëse diku nuk do e bëja”, u shpreh Rudina.