Prej muajsh në media është komentuar gjatë për sherrin mes dy kushërirave të njohura, Beatrix Ramosja dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Pak kohë më parë ato e hoqën njëra-tjetrën nga rrjetet sociale dhe në media u aludua se dy vajzat u zunë për shkak të makeup artistit të njohur, Ariel.
Kohë më parë e ftuar në “E diell”, Albëria foli në lidhje me sherrin e dy vajzave dhe tregoi se ato janë zënka të momentit dhe se marrëdhëniet e tyre janë shumë mirë.
“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë. Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tregoi Albërija.
Megjithatë ndryshe nga sa ka treguar këngëtarja, në fakt Beatrixi me Anxhelinën vijojnë të mos flasin. Ditën e djeshme, Beatrixi ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime nga të gjithë familjarët e saj. Madje në festën e organizuar ka qenë e pranishme dhe motra e Anxhelinës dhe Albëria e ka uruar mbesën në komente.
Por ndryshe nga mamaja dhe motra, Anxhelina përsëri ka vendosur të mos e urojë Beatrixin gjë që ka ngritur aludimet se sherri mes tyre ende nuk ka mbaruar.