Moderatorja, Roza Lati dhe aktorja e humorit Anna Lika kanë treguar gjithmonë që kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra tjetrën. Anna ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Bukë me vete” me Roza Latin dhe ndërkohë që kanë folur më shumë për miqësinë e tyre, kanë rrëfyer dhe një histori epike që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Përpara disa vitesh, Anna i ka kërkuar Roza Latit që të shkonte në një club për të ruajtur një djalë që dikur aktorja e ka pasur fiksim. Duke qenë se Roza e ka pasur mik djalin në fjalë ka pranuar, mirëpo gjërat kanë ndryshuar teksa Roza ka pirë pak më shumë seç duhet dhe u bë tapë.
Moderatorja rrëfeu se e shijoi pa masë ata natë dhe kur u kthye në shtëpi nuk mund të ngjiste dot shkallët për të shkuar tek apartamenti i saj dhe në këtë mënyrë e zuri gjumi për 15 minuta në shkallët e pallatit. Roza fjeti në shkallet e pallatit deri sa njëra nga komshiet e saj e gjeti.
Teksa dy vajzat e njohura po e rrëfenin historinë janë shkrirë së qeshuri duke treguar kështu se këto moment e kanë bërë më të fortë miqësinë e tyre.