ZBULOHEN DETAJE të reja nga arrestim i Albi Nakos: Ai ishte duke i bërë surprizë… – AlpeGossip
ZBULOHEN DETAJE të reja nga arrestim i Albi Nakos: Ai ishte duke i bërë surprizë…

ZBULOHEN DETAJE të reja nga arrestim i Albi Nakos: Ai ishte duke i bërë surprizë…

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në media video e arrestimit të koreografit Albi Nako i cili shihej në një event në Kosovë së bashku me trupën e tij të baletit. Të gjithë u shqetësuan çfarë ka ndodhur me Albin dhe cila ishte arsyeja e arrestimit të tij, por gjithçka ka qenë e planifikuar nga vetë koreografi.

Atë ditë Alba Hoxha festonte ditëlindjen dhe Albi e ka surprizuar duke e trembur fillimisht me këtë skenë e më vonë duke i sjellë tortën me qirinj.

Surprizën e Albit për Albën do e ndiqni nesër në “Xing me Ermalin” ku ata do të jenë të ftuar së bashku me shumë personazhe të tjerë të njohur si Nevina Shtylla, Kiara Tito, Eni Shehu, Valer Kolnikaj.

Të ftuarit e sipërpërmendur do të na argëtojnë duke u bërë pjesë e shumë lojërave. Mbrëmjen e nesërme do mund të ndiqni edhe pjesët off-records të të gjithë sezonit, ato që nuk janë transmetuar në ekran dhe në të cilat VIP-at e ftuar janë kapur duke bërë gafa apo situata qesharake.