Nuk fshihet më! Këngëtarja shqiptare më e DASHURUAR se kurrë, zbulon kush i ka rrëmbyer zemrën – AlpeGossip
Nuk fshihet më! Këngëtarja shqiptare më e DASHURUAR se kurrë, zbulon kush i ka rrëmbyer zemrën

Nuk fshihet më! Këngëtarja shqiptare më e DASHURUAR se kurrë, zbulon kush i ka rrëmbyer zemrën

“Vetëm një fjalë” është produksioni më i ri muzikor i këngëtares Xhesika Polo, teksti i së cilës është realizuar nga vetë këngëtarja, ndërsa muzika nga vëllai i saj Marko Polo.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, Xhesika foli për herë të parë edhe për jetën e saj private. Këngëtarja pranoi se është shumë e dashuruar por ka vendosur që publiku ta njohë për arritjet profesionale e jo për jetën private.

“Jam shumë e dashuruar, por unë kam vendosur të mos flas për jetën time private dhe zgjedh të flas vetëm për atë profesionale. Unë jam shumë e dashuruar , e lumtur dhe kaq. Ai nuk i përket botës së artit dhe unë realisht nuk do doja ti përkiste, sepse nuk do kishim atë hapësirën tonë.” – u shpreh Xhesika Polo.

Këngëtarja pranoi edhe operacionin plastik që ka bërë në gushë. Xhesika tregoi se ndihej shumë e lumtur, pas realizimit të tij.

“Jam shumë e lumtur që kam hequr dhjamin e gushës. Zgjati vetëm pak orë dhe të nesërmen isha gati për koncert. Njerëzit e komentuan shumë negativisht, por nuk ishte asgjë e vështirë. Rezultati final shihet pas një viti” –përfundoi këngëtarja shqiptare.