Kjo nuk është martesa e parë që ndodh në një emision! Por ajo që bënë ndryshe Roza Lati dhe Arjon Muça gjatë emisionit “Why Not” ishte martesa dhe divorci që ndodhën brenda pak minutash.
Të frymëzuar nga portalet, moderatorja vendosi t’i propozojë Arjonit, ndonëse ky i fundit mezi sa arriti të bindej.
“Pranoj, sepse kuptoj fuqinë e portaleve dhe vlerën që kanë tek shoqëria jonë. Por nuk më pëlqejnë kafshët. Është problem për ty?”, tha Arjoni.
Fjalia e tij i dha fund martesës vetëm pak sekonda pas celebrimit, pasi siç e dimë të gjithë Roza Lati njihet si një adhuruese kafshësh.
Moderatorja sqaroi se do të mbeteshin shokë, por nuk mund të funksionojnë si një çift.