“S’KA LIDHJE ME SHQIPTARIZMIN, MAQEDONIZMIN APO GREQIZMIN”/ Adelina shpjegon pse e quajti të birin Jon – AlpeGossip
“S’KA LIDHJE ME SHQIPTARIZMIN, MAQEDONIZMIN APO GREQIZMIN”/ Adelina shpjegon pse e quajti të birin Jon

“S’KA LIDHJE ME SHQIPTARIZMIN, MAQEDONIZMIN APO GREQIZMIN”/ Adelina shpjegon pse e quajti të birin Jon

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, u bënë prindër të një djali para dy javësh. Siç e thanë dhe më parë, i vogli u quajt Jon.

Së fundmi ajo ka shpjeguar arsyet e vendosjes së këtij emri.

“Babai i bashkëshortit tim është lindur në Greqi, afër detit Jon dhe ai ka rrënjët nga atje. Ne e morëm emrin nga deti Jon. Është emër internacional, edhe pse shqiptarët e lidhin me detin.

Më pëlqen se shkon dhe me mbiemrin, Jon Markov. S’ka lidhje me shqiptarizmin, maqedonizmin apo greqizmin. Donim një emër të këndshëm, të shkurtër dhe të kapshëm.”

Në fund të mbrëmjes, bashkëshorti i Adelinës u shfaq pranë të ftuarve dhe para kamerave.