NGA NJË VEND MAGJIK NË TJETRIN/ Pushime si të Angela Martinit të gjithë i ëndërrojmë. Nga Turqia drejt… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NGA NJË VEND MAGJIK NË TJETRIN/ Pushime si të Angela Martinit të gjithë i ëndërrojmë. Nga Turqia drejt… (FOTO+VIDEO)

NGA NJË VEND MAGJIK NË TJETRIN/ Pushime si të Angela Martinit të gjithë i ëndërrojmë. Nga Turqia drejt… (FOTO+VIDEO)

Modelja shqiptare, Angela Martini dhe partneri i saj, Dragos Savulescu njihen për jetën e tyre lusoze. Në çdo rast të veçantë, si ditëlindje, muaj mjalti apo përvjetor dashurie ata kanë vendosur të udhëtojnë në vendet më të të bukura në botë. Edhe këtë për këtë verë, ata kanë zgjedhur qytetet dhe ishujt më luksozë dhe magjikë në të njëjtën kohë. Përpara një javë, Angela dhe Dragos u nisën drejt Turqisë dhe si fillim qëndruan disa ditë në Stamboll për t’u nisur më pas drejt Bodrumit, një qytet në jugperëndim të vendit. Bodrumi është shumë i njohur për antikitetin dhe jetesën moderne në të njëjtën kohë, prandaj është edhe një nga destinacionet më të preferuara nga personazhet e famshëm.

With babies ❤️

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on

Nëpërmjet “Instagram”-it Angela ka treguar sa shumë i ka shijuar ditët e qëndrimit atje dhe se shumë shpejt do të niset drejt një ishulli. “Mirupafshim Bodrum. Mbrëmja e djeshme, duke u përgatitur për në Mykonos”, – ka shkruar modelja bashkangjitur një videoje të saj. Me siguri të gjithë do të kishit dëshirë të përjetonit eksperienca të tilla dhe të kalonit disa ditë pushimi si të Angelës.

Bye bye Bodrum Last evening , preparing for Mykonos ☺️

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on