FLET SI RRALLËHERË PËR JETËN PRIVATE/ Lei Kraja tregon si e do burrin: E para ta mbajë fjalën, e dyta… (FOTO) – AlpeGossip
FLET SI RRALLËHERË PËR JETËN PRIVATE/ Lei Kraja tregon si e do burrin: E para ta mbajë fjalën, e dyta… (FOTO)

FLET SI RRALLËHERË PËR JETËN PRIVATE/ Lei Kraja tregon si e do burrin: E para ta mbajë fjalën, e dyta… (FOTO)

Lei Kraja në një intervistë për “Panorama plus”, ka folur si rrallëherë për jetën e saj private dhe kushtet që duhet të plotësojë një mashkull për ta bërë për vete.

“Duhet të jetë burrë, ta mbajë fjalën, ta tregojë përkushtimin, të jetë njeri i mirë dhe të më japë siguri (se në fund të ditës, femra ka nevojë për siguri mbi të gjitha). Por ta kem edhe si shok”, u shpreh Lei.

E pyetur se çfarë kompromisi nuk do të bëntee kurrë në showbiz, Lei u përgjigj: “Jo vetëm në showbizz, po nuk do të kisha kurrë një marrëdhënie me një person thjesht për interes”.

Sa i përket karrierës, Lei tha: “Unë kam shumë më shumë objektiva për të qenë para kamerës. Ky është vetëm fillimi im, një fillim shumë i mbarë. Por dhe sikur të jem larg ekranit nuk e kam problem. Do ushtroj profesionin tim, pse jo dhe mbrapa kamerave”.