Jemi mësuar zakonisht që trendet e fundit që dalin si në kombinimet e veshjeve ashtu edhe tek këpucët, kushtojnë shumë. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse personat e parë që nisin t’i bëjnë të tyret trendet e reja janë personazhet e njohur, shumica prej të cilëve i përdorin ato për daljet e tyre artistike.
Së fundmi kemi vënë re që një copë e cila rëndom në vendet e tjera të botës quhet copë “gjarpri”, është ndër më të preferuarat përsa i përket çizmeve. Jo vetëm tek çizmet të cilat janë mbi gju, por edhe ato të cilat shkojnë më së shumti tani në pranverë, që arrijnë pak mbi kyçin e këmbës.
Elita Rudi
Nora Istrefi
Zaimina Vasjari
Fraçeska Jace
Enca
Duke qenë se ia kemi parë të veshura shumë prej vajzave të showbizit shqiptar, kërkuam në internet për çmimin e tyre. Prisnim diçka marramëndëse por në fakt jo: kushtojnë diku tek 6000 lekë të reja, të dyja llojet.
Sigurisht që në internet shpesh shfaqen edhe imitime dhe ndoshta çizmet origjinale që vajzat e njohura shqiptare kanë veshur mund të jenë më të shtrenjta. Gjithsesi, edhe këto që shfaqen në faqet kryesore ku bëhen blerjet online, duken aq identike sa për çmimin që kanë secila nga ne mund t’i ketë një palë në dollapin e këpucëve. /Blitz.al/