Noizy dhe grupi OTR ishin në listën e 200 bandave kriminale më të rrezikshme në Angli – AlpeGossip
Noizy dhe grupi OTR ishin në listën e 200 bandave kriminale më të rrezikshme në Angli

Noizy dhe grupi OTR ishin në listën e 200 bandave kriminale më të rrezikshme në Angli

Noizy dhe grupi i tij OTR janë prej shumë vitesh të njohur për shqiptarët, por gjithashtu edhe për shtypin anglez ku në vitin 2006 bëri xhiron e mediave lajmi se grupi OTR ishte në listën e 200 bandave kriminale në Angli.
Mediat shkruanin se “një bandë shqiptare kishte pushtuar internetin me videoklipe të dhunshme dhe fotografi të anëtarëve të saj me kallashnikovë”.

“Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e kaluar (2005) dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj bande që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme.

Videoja e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri. Në postime të tjera online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin shqiptar me shqiponjë. Drejtoria Speciale e Krimit ‘Scotland Yard’ e përfshiu grupin OTR në një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta”, shkruan gazeta “newsshoper.co.uk” në artikullin e saj  (Shiko këtu)

“Ne jemi të vetëdijshëm për OTR. So të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër çdo rrjeti të organizuar kriminal në Bromley”, kishte thënë një komandant policie.

Megjithatë ky shkrim i përket vitit 2006, pra më shumë se një dekadë më parë. Ndërsa OTR sot është një nga labelat më të fuqishëm pjesë e të cilit janë shumë reperë të njohur e me emër, jo vetëm në Shqipëri po kudo ku flitet shqip.