“PA XHELOZI NUK KA DASHURI”/ Florian Binaj rrëfen disa detaje për marrëdhënien e tij të dashurisë – AlpeGossip
“PA XHELOZI NUK KA DASHURI”/ Florian Binaj rrëfen disa detaje për marrëdhënien e tij të dashurisë

“PA XHELOZI NUK KA DASHURI”/ Florian Binaj rrëfen disa detaje për marrëdhënien e tij të dashurisë

Aktori i njohur i ‘Portokalli-së’ ka qenë natën e sotme i ftuar në programin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ai ka rrëfyer disa gjëra tepër interesante rreth jetës private dhe partneres së tij.

I pyetur nga fëmijët për dashurinë me shikim të parë, Binaj nuk ka hezituar të tregojë se çfarë ka ndjerë kur ka parë për herë të parë bashkëshorten e tij, duke thënë: “Unë nuk besoja që kishte dashuri me shikim të parë deri sa pashë Sadinën para 15 viteve dhe kur e pashë, të gjitha mendimet që kisha në kokë më thanë: Kjo është, kjo është!”.

Flori foli gjithashtu dhe për dashurinë me shikim të “dytë” dhe aty pohoi se ajo për të është Xhoda, kolegu i tij i punës. Ndër të tjera aktori i është përgjigjur dhe pyetjes nëse është xheloz duke pohuar se po.

“Patjetër që jam xheloz sepse të gjithë kemi xhelozi dhe disa e shfaqin disa jo, unë kam një xhelozi të kujdesshme, ose përkushtim. Pa xhelozi nuk ka dashuri”, u shpreh Binaj.

Kujtojmë se aktori dhe partnerja e tij janë njohur në ambientet e Liceut Artistik, kur Flori ishte në vitin e fundit, ndërsa Sadina në vitin e parë.