ARBENIA DHE FERO JANË BASHKUAR SËRISH/ Modelja na tregon me këtë VIDEO momentet që po kalon me reperin – AlpeGossip
ARBENIA DHE FERO JANË BASHKUAR SËRISH/ Modelja na tregon me këtë VIDEO momentet që po kalon me reperin

ARBENIA DHE FERO JANË BASHKUAR SËRISH/ Modelja na tregon me këtë VIDEO momentet që po kalon me reperin

Fero dhe Arbenita Ismajli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë kthyer sërish në krahët e  njëri-tjetrit! Së fundmi modelja ka publikuar në Instagram një video shumë të ëmbël, duke treguar se mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në shoqërinë e Feros.

Në imazh shihet se Arbenita është duke përkëdhelur nga koka reperin, ndërkohë që ai qëndron në celular. Në këtë mënyrë modelja ka shuar zërat e fundit për ndarje dhe ka treguar se tashmë ata të dy i janë kthyer normalitetit.

Gjatë muajit shtator dyshja e njohur ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi shumë shenja të çonin drejt përfundimit se nuk ishin më bashkë. Fero dhe Arbenita nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pasi nisën thashethemet ata filluan të mos ndiqeshin më në rrjete sociale. (Lexo këtu) Më pas reperi çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram, ndërsa Arbenita publikonte shprehje duke treguar se ndihej e mërzitur.