E FRIKSHME/ Miley Cyrus parandjeu muaj më parë se do t’i digjej shtëpia nga zjarri në Californi – AlpeGossip
E FRIKSHME/ Miley Cyrus parandjeu muaj më parë se do t’i digjej shtëpia nga zjarri në Californi

E FRIKSHME/ Miley Cyrus parandjeu muaj më parë se do t’i digjej shtëpia nga zjarri në Californi

Miley Cyrus e kishte parandjerë tragjedinë! Këngëtarja humbi shtëpinë e saj, si pasojë e zjarreve gjigande që përpinë një pjesë të Californisë. Në një intervistë me gazetarin Ryan Seacrest, ajo promovoi këngën e saj më të re me titull “Nothing Breaks Like a Heart”, ku kishte folur për një shtëpi të djegur.

 “Kjo shtëpi e djegur, nuk ka mbetur më asgjë. Ka vetëm tym dhe të dy e dimë mirë” – këndon mes rreshtave këngëtarja.

Miley sqaroi se kënga është shkruar shumë kohë përpara se strehëzën e saj të dashurisë ta përpinin flakët.

“Ne kemi punuar përreth 1 vit e gjysmë për këtë album. E di që nuk është mënyra më e mirë për ta bërë publike, sepse është vërtetë një çmenduri që e shkruajta këtë këngë me Mark Ronson, shumë kohë përpara se të humbja shtëpinë time në Malibu.  Ishte një koiçidencë e frikshme” – u shpreh Miley gjatë një interviste me Ryan Seacrest.

Ditë pas tragjedisë, Miley dhe Liam mbështetën të gjithë fqinjët e tyre duke dhuruar rreth $500,000 për të ndihmuar komunitetin.