Zbulohen fotot/ Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë – AlpeGossip
Zbulohen fotot/ Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë

Zbulohen fotot/ Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja simpatike Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se Jona ka sjellë në jetë sot djalin e saj me partnerin Frenkli Ymeri.

Bukuroshja brune kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në mesin e muajit qershor, me Frenklin, pasi kishin disa vite të lidhur.

Pak kohë më pas ajo bëri më dije se ishte në pritje të ëmbël ndërsa zbuloi edhe gjininë e foshnjës.

“Iconstyle.al” ka mundur të sigurojë edhe disa foto nga ambienti i spitalit ku ka lindur moderatorja.

Buqeta me lule, tollumbace dhe një arush janë në mesin e dhuratave për të voglin e familjes.

Ky është fëmija i parë për çiftin dhe sigurisht lumturia më e madhe ndaj dhe Jona ka ndarë shpesh momente të veçanta për të nga shtatzënia në Instagram, nga nepset në të ngrënë te dhurata e parë e partnerit për të birin.