10 rastet kur Lori Hoxha është veshur si një Kardashian (FOTO) – AlpeGossip
10 rastet kur Lori Hoxha është veshur si një Kardashian (FOTO)

10 rastet kur Lori Hoxha është veshur si një Kardashian (FOTO)

Të gjithë e dimë se Lori Hoxha e pëlqen shumë stilin e motrave Kardashian. Nuk ka trend të cilat këto të fundit e kanë përqafuar dhe Lori mos ta bëjë pjesë të gardërobës së saj. Në një intervistë të mëparshme, trashëgimtarja e “Top Channel” është shprehur se i pëlqen shumë motrat Kardashian dhe ndaj frymëzohet te stili i tyre.

Kështu nëse Kim ose Kylie do të vishte një fustan të markës “Balmain”, nuk është çudi nëse pak kohë më pas, të njëjtin fustan ia shohim dhe Lorit. Iconstyle.al ka përmbledhur 10 raste kur Lori Hoxha është veshur si një Kardashian, duke nisur nga stili i njëjtë e deri te veshjet identike me to:

1.
Ishte janar 2017 kur Lori u shfaq e veshur me një fustan prej tyli të hollë i zi, i ngjashëm me atë që Kim Kardashian veshi në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2016, më 28 gusht 2016. Kim rrëfeu në atë kohë se fustani i saj nga John Galliano ishte zgjedhja e minutës së fundit, por kjo nuk qëndron për Lorin e cila mezi e ka pritur të ketë një look të tillë.

2.
Më 19 dhjetor të 2016-s, fashionistja u shfaq me fustanin dyngjyrësh me thekë të Elisabetta Franchi-t, në festën e televizionit “Top Channel”. Nga një kërkim “Iconstyle.al” gjeti se fustani në atë kohë kishte një çmim prej 524 eurosh dhe përveç të tjerave, e kishte veshur edhe Kourtney Kardashian.

 

3.
Fustani i ditëlindjes së Lorit në 2017-n, ishte gjithashtu i frymëzuar nga Kardashian. Të nëjjtin model, ne ia kishim parë më herët Kendall Jenner në versionin ngjyrë argjendi. Më pas Lori zbuloi se frymëzimi i saj ishte modelja Emily Ratajkowski.

4.
Lori ka sjellë edhe trendin më të fundit të këmishës me kuadrata sportive, të markës Rails La, që shpesh herë ua kemi parë edhe motrave Kardashian.

 

5.
Çizmet e firmës Yeezy të Kanye West mbeten të preferuarat e fashionistes shqiptare, Lori Hoxha. Kombinimi i tyre me komplet sportiv, është gjithashtu një ndër look-et e preferuar të Kardashian.

6.
Ishte dhe ajo koha kur të gjitha femrat ishin të fiksuara pas materialit lateks, pas daljes së Kim Kardashian me fustanin pas trupit që i çmendi të gjithë. Edhe Lori e veshi një të tillë dhe rezultati ishte fantastik.

 

7.
“Balenciaga” është një ndër firmat e preferuara të Kim dhe Lorit, dhe rastet nuk janë të pakta kur i kemi parë me fustane thuajse identike.

8.
Supreme, një ndër markat më të njohura ka gjetur pëlqimin edhe të fashionistës shqiptare, bluzat e së cilës mbajnë logon e saj.

9.
Ndonëse e vjetër, kjo veshje e Kim dhe Lorit është epike. Një ndër kombinimet më të preferuara të vitit 2015, veshjet nude dhe fundet treçerekëshe.

10.
Motra e madhe e familjes Kardashian-Jenner, Kourtney ka veshur xhinset më in, si të foto e Lorit në Instagram, me të njëjtin stil.