DETAJI që na kishte shpëtuar! E fejuara e Jon Gjebreas zgjodhi fustanin 370 euro të Marinës - AlpeGossip
DETAJI që na kishte shpëtuar! E fejuara e Jon Gjebreas zgjodhi fustanin 370 euro të Marinës

DETAJI që na kishte shpëtuar! E fejuara e Jon Gjebreas zgjodhi fustanin 370 euro të Marinës

Rastet e veçanta shpesh për femrat shoqërohen me një stres: çfarë të vesh. Zgjedhja e veshjes së duhur nuk është e lehtë, pasi të gjithë e dimë se shpesh ajo flet më shumë për ne, sesa mund të flasim ne për veten.

Në ditët e veçanta, si në atë të fejesës, gjërat nuk mund të jenë kurrë të thjeshta. Por e fejuara e Jon Gjebreas në ditën kur vendosën të festonin dashurinë e tyre me të afërmit dhe shoqërinë bëri një zgjedhje të menduar mirë: Një fustan stil kostumi me pelerinë.

Në ditë të tilla nuk mund të jesh e ekzagjeruar, por jo dhe shumë serioze. Fustani i zi i Merlin Haxhiymerit na kujtoi atë me të cilin u shfaq moderatorja Marina Vjollca në një nga netët e spektaklit të “C’est la vie”, saktësisht më 7 janar.

Pas një kërkimi, “iconstyle.al” gjeti se veshja speciale është dizajnuar nga marka “Elisabetta Franchi” dhe nga 376 euro, tani e përvetësoni për 263 euro.

Me një stil unik, fustani pelerinë është kaq “chic” dhe po aq moderne.

Marina kishte zgjedhur ngjyrën portokalli, të kombinuar me këpucët ngjyrë floriri.

Ndërsa Merlin kishte zgjedhur ngjyrën klasike të zezë.

Ky fustan duket se i ka marrë zemrën dhe Eneda Tarifës, ngjyrën nude të së cilës e ka zgjedhur për t’u shfaqur në ditën e parë të spektaklit “Voice Kid’s Albania”.