Nuk i kanë por i duan sytë me ngjyrë! Të famshmet që përdorin lente (FOTO) – AlpeGossip
Nuk i kanë por i duan sytë me ngjyrë! Të famshmet që përdorin lente (FOTO)

Nuk i kanë por i duan sytë me ngjyrë! Të famshmet që përdorin lente (FOTO)

E kush nuk do t’i donte sytë me ngjyrë?! Veçanërisht nëse je personazh publik dhe ke lidhje me televizionin. Vajzat më të njohura të ekranit shqiptar, dhe blogere mode kanë risjellë tendencën e përdorimit të lenteve. Ato nuk i kanë sytë me ngjyrë por i duan shumë, dhe asgjë s’mund t’i ndalojë.

Blogerja e njohur Armina Mevlani është ndër të parat që u komentua për risinë që solli, kur mori pjesë në Javën e Modës në Milano në 2016-n.

Ajo kishte vendosur lente kontakti në ngjyrë blu dhe dukej shumë ndryshe. Ndryshimi i saj ishte i dukshëm dhe risia që solli Armina në paraqitjen e saj, na pëlqeu.

Por edhe pse për Arminën ishte hera e parë që vendoste lente, të paktën e para që ne pamë, ka mjaft femra të njohura të ekranit që i kanë thuajse të tyret lentet dhe i vendosin gjatë gjithë kohës.

 

Anxhelina, vajza e Albërije Hadërgjonajt përdor lente blu dhe herë pas here e shohim edhe në sytë e saj origjinalë që janë shumë të bukur.

Luana u pyet njëherë live në emision nga futbollisti Bekim Balaj: A i ke të tuat sytë blu? Por përgjigja e menjëhershme erdhi nga Lorik Cana, i cili e dinte mjaft mirë që ajo përdorte lente.

Era Istrefi është përfolur për sytë ngjyrë bojëqielli të hapur. Nuk e dimë nëse kjo dëshirë e këngëtares për të qenë një bionde me sy blu, është venitur tashmë, por ajo që dimë është se Era është shndërruar në brune dhe ka hequr dorë nga lentet.

Enca Haxhia gjithashtu i ka provuar lentet blu dhe dukej shumë bukur edhe pse për një kohë të shkurtër. Ajo ka thënë se i pëlqen që t’i përdorë lentet në videoklipe:

 

Këngëtarja Kida i ka përdorur gjithashtu lentet bojëqielli në disa foto të sajat në Instagram, ku duket se kanë qenë thjesht për efekt të fotos ose të klipit.