Babai kishte dy gra/ 9-vjeçarja përdhunohet e vritet brutalisht nga njerka dhe vëllai – AlpeGossip
Babai kishte dy gra/ 9-vjeçarja përdhunohet e vritet brutalisht nga njerka dhe vëllai

Babai kishte dy gra/ 9-vjeçarja përdhunohet e vritet brutalisht nga njerka dhe vëllai

Një vogëlushe është bërë “kurban” i sherreve mes dy grave të babait të saj.

Të paktën 5 persona janë vënë në pranga për përdhunimin dhe vrasjen në mënyrë brutale të një vajze të vogël 9-vjeçare. E mitura ishte shpallur e humbur nga babai i saj që më 23 gusht ndërkohë që trupi i saj u gjet i dekompozuar këtë të diel afër një zone me pyje.

Sipas një deklarate të lëshuar nga policia vendase, vajza u përdhunua në grup, u mbyt, koka iu pre me sëpatë dhe sytë iu nxorën.

Masakrën ndaj vajzës e kreu gjysmë vëllai 14 vjeçar dhe dy shokët e tij në prani dhe me kërkesë të njerkës. I gjithë mllefi ndaj vajzës vinte pasi martesa e dytë e babait të viktimës shkaktoi grindje mes gruas së parë dhe gruas së dytë.

Në deklaratën e lëshuar nga policia thuhej:

Atmosfera ishte acaruar në familje dhe kryesisht për shkak të martesës së dytë të babait. Gruaja e parë … kështu nxori një konspiracion për të eliminuar vajzën e gruas së dytë.”
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Uri, Indi.