3 ushqimet e gabuara që u jepni fëmijëve tuaj - AlpeGossip
3 ushqimet e gabuara që u jepni fëmijëve tuaj

3 ushqimet e gabuara që u jepni fëmijëve tuaj

Shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë sheqer në një moshë të re.

Prandaj sot në Shije do ju rendisim disa ushqime me të cilat po gaboni dhe nuk duhet t’ia jepni më fëmijëve tuaj.

Lëngun e frutave
Lëngjet janë të popullarizuara në mesin e fëmijëve të moshave të ndryshme. Por a e dini se një gotë me lëng përmban 5-6 lugë sheqer?  Sheqeri menjëherë absorbohet dhe kjo është diçka shumë e keqe për organizmin e tyre. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të hahen fruta në vend të lëngjeve. Falë fibrave në fruta, lëngu absorbohet gradualisht.

Kosi i frutave
Në mënyrë që të zgjidhni një kos të shëndetshëm, ju duhet të lexoni përbërësit. Së pari, mos blini produktet më të rrezikshme të kosit që nuk ruhen në frigorifer, por në rafte të hapura. Së dyti, blini kos natyral në vend atyre të ëmblave. Kosat me fruta përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që i çon në fëmijët në mbipeshë dhe rrit rrezikun ndaj diabetit.

Rrushi
Rrushi përmban vitamina dhe minerale që fëmijët kanë nevojë. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet të lejohen për ti ngrënë: Kokrrat e rrushit janë të mëdha dhe një fëmijë mund të mbytet shumë lehtë. Rrushi është shumë i vështirë për tu tretur nga fëmijët, prandaj zëvendësojeni atë me një banane më mirë.