SUPER I VEÇANTË/ Zbulohet emri i djalit të Elitës dhe Gjikos (FOTO) – AlpeGossip
SUPER I VEÇANTË/ Zbulohet emri i djalit të Elitës dhe Gjikos (FOTO)

SUPER I VEÇANTË/ Zbulohet emri i djalit të Elitës dhe Gjikos (FOTO)

Ditën e djeshme çifti i njohur i showbizit Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Ndonëse ata ende nuk kanë reaguar ka qenë nëna e Gjikos ajo që ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj, duke zbuluar për të gjithë dhe gjininë e bebit që është një djalë.
Mirëpo, ndërkohë që të gjithë presin që Elita dhe Gjiko të hedhin foto me djalin, njëra nga ndjekëset e nënës së Gjikos ka zbuluar padashur emrin e bebit. Siç duket vajza në fjalë mund të jetë një mike e familjes dhe me urimin e saj ka treguar dhe që bebi i Elitës dhe Gjikos do të mbajë emrin Troi.

“Shumë urime, pastë një jetë të gjatë dhe të lumtur. Baby Troi”,-shkruan komentuesja, por pritet që këtë gjë ta vërtetojë vetë çifti.