Foto e parë së bashku: Partneri i Ema Andreas dedikim romantik për aktoren – AlpeGossip
Foto e parë së bashku: Partneri i Ema Andreas dedikim romantik për aktoren

Foto e parë së bashku: Partneri i Ema Andreas dedikim romantik për aktoren

Ema Andrea ka qenë gjithmonë në vëmendjen e mediave jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private e prej disa ditësh është zbuluar se aktorja është në një lidhje me piktorin Eldon Luarasi.

Eldon Luarasi i ka bërë Emës edhe këto foto artistike ku aktorja shfaqet shumë sensuale dhe nga ku nisën edhe dyshimet për lidhjen e tyre.

Ditën e djeshme çifti ishin nisur për udhëtim e këtë e zbuloi Ema e cila postoi një foto ku shkruante: “Unë, vetja ime dhe ai”.

Ndërsa Eldon Luarasi postoi për herë të parë një foto të tyre çift dhe një dedikim për Emën me fjalët “Ti më bën të buzëqesh”.