ME VRAP NË PALESTËR/ Trupi i Linda Halimit një muaj pas lindjes është i hatashëm! – AlpeGossip
ME VRAP NË PALESTËR/ Trupi i Linda Halimit një muaj pas lindjes është i hatashëm!

ME VRAP NË PALESTËR/ Trupi i Linda Halimit një muaj pas lindjes është i hatashëm!

Linda Halimi ka treguar linjat e saj pak kohë pas lindjes së vajzës.

Më datën 11 mars këngëtarja e njohur nga Kosova së bashku me partnerin e saj reperin Big D, u bënë prindër për herë të parë.

Dhe fiks një muaj më vonë, sot më 11 prill, Linda ka publikuar një foto të linjave seksi, si për të treguar se asgjë s’ka ndryshuar.

“Ju mori malli për mua?”, pyet ndjekësit Linda në foton ku shfaqet me barkun e rrafshët dhe mjaft elegant.

Pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se ishte bërë me shtëpi të re dhe kishte blerë një vilë gjigante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hera e parë si pronare shtëpie. Zoti është i madh. E ndërtuar që nga themelet. Muaji im i lindjes është i paparë!, shkruante ndër të tjera Linda.