JU SHFAQEN PIKAT E KUQE PAS DEPILIMIT? Këto janë të vetmet mënyra për t’i shmangur ato – AlpeGossip
JU SHFAQEN PIKAT E KUQE PAS DEPILIMIT? Këto janë të vetmet mënyra për t’i shmangur ato

JU SHFAQEN PIKAT E KUQE PAS DEPILIMIT? Këto janë të vetmet mënyra për t’i shmangur ato

Të gjithë duam që kur të tregojmë këmbët sidomos kur ngrohet koha dhe vjen vera. Por disa prej nesh kanë problemin e këmbëve të cilat bëhen me pika të kuqe menjëherë pas depilimit. Ato nuk duken aspak të bukura! Nuk janë aspak të rrezikshme është thjesht mënyra se si reagon lëkura. Ka disa mënyra për të shpëtuar nga kjo gjendje e lëkurës tuaj:

Folikulat është termi mjekësor për rrënjët e flokëve të infektuara dhe të përflakur, të cilat lënë lëkurën me pika apo kunga të kuqe. Ashtu si me puçrrat, betadina mund të lehtësojë punën. Mund ta përdorni në dush përpara se të depiloheni thotë Dr. Shamban.

Disa folikula vijnë drejtpërsëdrejti nga depilimi thotë Sëeta Rai, një dermatolog  nga Londra. Duke u treguar më të butë sidomos kur depiloheni me brisk do të shmangni këtë gjendje në të cilën bëhet lëkura më vonë. Dhe përveç kësaj do të evitoni dhe djegien.  Ju gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm me produktet që përdorni kur depiloheni, shton Dr Shamban. “Mos u bëni dembel dhe mos përdorni sapun para rruajtjes; përdorni një krem hidratues, “thotë ajo.

Njerëzit me këmbët me pika të kuqe mund të përdorin gjithashtu një krem me kortizon menjëherë pas depilimit. Gjithashtu, lahuni me një krem dushi në vend të tharjes së sapunëve dhe xhelave, shton Dr. Rai. Dhe sigurohuni që të ndryshoni rregullisht briskun tuaj, sepse brisqet e e përdorur kanë më shumë gjasa të shkaktojnë iritim.

Nëse këmbët me pika të kuqe janë një problem i përsëritur për ju, zgjidhja më e mirë mund të jetë me një mënyrë të fundit siç është dhe lazeri. Kështu do të anashkaloni çdo rritim.

Ndërsa shumica e gungave në këmbë janë vetëm një problem kozmetik, shkoni te dermatologu juaj nëse shihni një pikë anormale të kuq ose kafe në këmbë, thotë Dr Rai.