FESTAT E FUNDVITIT/ Zbuloni traditat e vendeve të ndryshme të botës – AlpeGossip
FESTAT E FUNDVITIT/ Zbuloni traditat e vendeve të ndryshme të botës

FESTAT E FUNDVITIT/ Zbuloni traditat e vendeve të ndryshme të botës

Zakonet dhe traditat tona ndryshojnë shumë nga ato të një vendi tjetër. Disa madje kanë dhe data të tjera, ushqime apo mënyra festimi ndryshe nga tonat. Zbulojini të gjitha këto në këtë listë:

Argjentina
Në Argjentinë zbukurimet e festave fillojnë shumë herët, madje që në muajin Nëntor. Shtëpitë janë të gjitha të dekoruara shumë bukur. Pema mund të jetë në ngjyrë jeshile, të bardhë madje dhe blu, por gjithmonë vendosin pambuk për të dhënë idenë e borës. Dhuratat nuk janë shumë të zakonshme në këtë periudhë, vetëm nëpërmjet familjarëve apo të afërmve. Darka kryesore shtrohet në orën 10 ose 11 dhe në mesnatë qielli mbushet me fishekzjarre për disa minuta. Shumë persona qëndrojnë zgjuar duke festuar dhe e shfrytëzojnë ditën tjetër për të fjetur.

Kina
Në Kinë shumë pak njerëz i festojnë Krishtlindjet. Shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin, pak a shumë si në ditën e Shën Valentinit. Gjëja më interesante është që zbukurimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri bëhen në Kinë, por ato vetë nuk i përdorin në shtëpi, madje një numër shumë i vogël njerëzish kanë një pemë me zbukurime.

Spanja
Në spanjë Krishtlindjet quhen “Nochebuena” dhe fëmijët trokasin në çdo shtëpi duke kënduar këngë festash në këmbim të parave. Pas mesnatës një traditë e vjetër është që njerëzit të dalin rrugëve të qytetit për të luajtur në kitarë e në vegla të tjera duke festuar kështu gjatë gjithë natës. Gjatë natës së Vitit të Ri, në Spanjë besojnë se nëse ha 12 kokrra shegë kur ora shënon 00.00,  atëherë quhesh me fat atë vit.

Greqi
Në Greqi gjatë festave të Krishtlindjeve, fëmijët, sidomos djemtë dalin në rrugë dhe këndojnë duke luajtur vegla të ndryshme muzikore. Nëse këndimi është i mirë, atëherë ato mund të marrin dhe para. Çdo vit në sheshin Aristotelous, në Selanik vendoset një pemë shumë e madhe dhe 3 anije luftimi të zbukuruara dhe kjo bëhet për atraksion turistik.

Egjipt
Krishtlindjet në Egjipt nuk festohen në 25 Dhjetor, por në 7 Janar. Gjatë 43 ditëve para festave të Krishtlindjeve, njerëzit bëjnë një dietë vegane që nuk hanë asnjë produkt mishi, por personat që nuk rezistojnë mund të mos e vazhdojnë. Edhe pse pjesa e madhe e popullsisë nuk janë të besimit ortodoks, e pëlqejnë ta festojnë ditën e Krishtlindjeve. Gjithashtu qyteti është i zbukuruar gjithmonë gjatë festave. Babagjyshi quhet Baba Noël dhe fëmijët me shpresën që ai do vijë të vendosë dhurata në shtëpinë e tyre, gjithmonë përgatisin biskota për të.