U NDALUA NGA LYPËSI NË ZONËN E ISH BLLOKUT/ Ja si reagon Anxhelina (VIDEO) – AlpeGossip
U NDALUA NGA LYPËSI NË ZONËN E ISH BLLOKUT/ Ja si reagon Anxhelina (VIDEO)

U NDALUA NGA LYPËSI NË ZONËN E ISH BLLOKUT/ Ja si reagon Anxhelina (VIDEO)

Rritja e numrit të fëmijëve që shfrytëzohen nga familja për të lypur është një nga problemet më të mëdha dhe që ende nuk ka gjetur zgjidhje në Shqipëri.

Një ndër zonat në të cilën do të takoni më shumë fëmijë në situatë rruge është ajo e ish-Bllokut. Dhe ndërsa me një situatë të tillë mund të jemi përballur të paktën vetëm një herë, duke dhënë një kontribut sado të vogël, me të njëjtën u përballë edhe një nga të famshmet shqiptare.

Anxhelina teksa ecte mbrëmjen e së shtunës në zonën më të frekuentuar të Tiranës, u ndalua nga një lypës. Fillimisht ai i flet dhe më pas e përqafon për ta ndaluar, por nuk dëgjohen ato që thonë për shkak të muzikës së lartë nga lokalet aty pranë.

E veshur me fustanin e zi me temina të kombinuar me çizme të gjata të të njëjtit stil, Anxhelina nuk bën asnjë reagim veçse buzëqesh dhe vazhdon të ecë.