U TALLËN ME INSTAGRAMIN E SAJ/ Oriola dhe Kejvina bëjnë namin (FOTO) – AlpeGossip
U TALLËN ME INSTAGRAMIN E SAJ/ Oriola dhe Kejvina bëjnë namin  (FOTO)

U TALLËN ME INSTAGRAMIN E SAJ/ Oriola dhe Kejvina bëjnë namin (FOTO)

Së fundmi bënë bujë disa statuse të postuara në Instagramin e Oriolës ku përmendej edhe mikesha e saj, Kejvina e ku thuhej se vajzat pranojnë oferta serioze. Më vonë Oriola sqaroi se Instagramin ia kishin marrë dhe fjalët që u thanë sigurisht që nuk ishin të vërteta.

Po ashtu edhe Kejvina sqaroi në Instastory se Oriolës ia kishin marrë Instagramin.

Mesa duket modelet e lanë pas krahëve këtë ndodhi dhe vendosën t’i rikthehen jetës së tyre duke e kaluar mbrëmjen në një klub. Kejvina ndau me ndjekësit e saj një foto në InstaStory, ku duket në super formë.

Modelja kishte veshur pantollona ngjyrë rozë dhe një bluzë të zezë dekolte teksa mbante para pijen e saj.

Këtë foto e ka publikuar edhe Oriola në InstaStoryn e saj me mbishkrimin “Phaaaa pythonn”.

Po ashtu dhe Kejvina ka postuar në InstaStoryn e saj një foto të Oriolës, ku shkruan: “Shoqja ime është kaq ok, kaq se.k.si dhe kaq me stil.”