GATI PËR TË STARTUAR/ Dalin pamjet nga skena e ‘Klanifornia’ (FOTO) – AlpeGossip
GATI PËR TË STARTUAR/ Dalin pamjet nga skena e ‘Klanifornia’ (FOTO)

GATI PËR TË STARTUAR/ Dalin pamjet nga skena e ‘Klanifornia’ (FOTO)

Me startimin e sezonit të ri televiziv, u vunë në jetë projekte të reja. Ashtu siç të gjithë e mësuam, një format i ri plot humor starton në ‘Tv Klan’ prej kësaj të shtune.

Batuta dhe shumë humor premton stafi i ‘Klanifornia’, një bashkim i fuqishëm aktorësh, të cilët me siguri do dhurojnë spektakël. Pak orë para fillimit të puntatës së parë, një nga prurjet e reja në staf, Delinda Disha ka postuar fotot e skenës së re.

Një sallë e madhe me shumë ndriçim është shfaqur në postimin e bërë nga aktorja e humorit,  çka na la të kuptojmë se gjithçka është gati për emisionin e së shtunës. Nën moderimin e Marina Vjollcës dhe me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë shqiptarë, ‘Klanifornia’ do të jetë një show i garantuar. Na mbetet të presim.