“MALUMA NGA MARIKAJ…”/ Nuk njihet, Olsi Bylyku leu flokët dhe duket kaq ndryshe – AlpeGossip
“MALUMA NGA MARIKAJ…”/ Nuk njihet, Olsi Bylyku leu flokët dhe duket kaq ndryshe

“MALUMA NGA MARIKAJ…”/ Nuk njihet, Olsi Bylyku leu flokët dhe duket kaq ndryshe

Olsi Bylyku i ka surprizuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit ku është shfaqur me një look krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Aktori i humorit i ka thënë “lamtumirë” flokëve të tij natyralë dhe ka guxuar duke u bërë bjond.

Teksa u ka prezantuar ndjekësve të tij pamjen e re, me shaka e ka krahasuar veten me artistin e famshëm, Maluma-n.

“Maluma from Marikaj… Kur i thu “bej ca te dush” @xhimi_beqiri💇🏼‍♂️”, ka shkruar aktori krahas fotos.

FOTO

Olsi Bylyku është një nga personazhet që brenda një kohe të shkurtër mori shumë famë. Ishte dalja e tij e parë në Portokalli me rolin e “Kimikatit”, që e bëri mjaft të njohur dhe sot ai është një nga personazhet më të ndjekur.

Aktualisht aktori i humorit është pjesë e “Klanifornia” dhe gjithashtu ai drejton emisionin e tij që transmetohet live në rrjetet sociale “Roped”.

Nga ana tjetër “Kosherja” është spektakli më i ri në ekranin e “Abc News”, i cili ka mbledhur disa nga aktorët më të mirë të humorit në vend. Shumë emra u diskutuan se do të bëheshin pjesë e tij, ndër ta edhe Olsi Bylyku. Në fakt ky i fundit nuk ju bashkua skuadrës së “Kosheres” duke vazhduar punën e tij në “Klanifornia”.

I ftuar më herët, në “ExPuls”, Olsi tregoi se ka pasur një arsye shumë të fortë pse e refuzoi ofertën e spektaklit të ri të humorit.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.