“ËSHTË TURP ME TË DJEG”/ Finem shpërthen në ofendime ndaj Don Xhonit – AlpeGossip
“ËSHTË TURP ME TË DJEG”/ Finem shpërthen në ofendime ndaj Don Xhonit

“ËSHTË TURP ME TË DJEG”/ Finem shpërthen në ofendime ndaj Don Xhonit

Prej kohësh përflitet që gjërat mes dy reperave nuk po shkojnë hiç mirë. E ku po dukej se ujërat ishin qetësuar, Finem zgjedh t’i trazojë sërish.

Ditën e djeshme Don Xhoni ka përmbyllur koncertet e këtij sezoni veror në vendin e lindjes së tij në qytetin e Drenicës në Kosovë. Në nder të një figure të ndjerë legjendare të Drenicës, reperi ka vendosur të vizitojë varrin e Adem Jasharit para koncertit.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ai, i cili me anë të një Instastory ku shihet pranë varrit të Jasharit, shkruan: Sante Drenicë për respekt t’familjes Jashari si dhe krejt Drenicës tem”

Kaq ka mjaftuar që Finem të shpërthejë në ofendime ndaj Don Xhonit. Me anë të disa Instastory-ve të cilat tanimë i ka fshirë, pasi duket të jetë penduar ai shkruan:

“kena vizitu legjendën Adem Jasharin. Është turp me të djeg o k**, duhesh m’u krenu o ‘patriot’, shqyqyr që ta kujtova biles që shkove. Nqs doni vizita personale m’shkruni, mos nxirrni dhomt si kal p**sies. Turp”

Nga ana e Don Xhon deri më tani nuk ka asnjë reagim, teksa ai po shijon suksesin e këngës së tij më të fundit “Deri kur”, e cila vetëm 1 muaj pas publikimit ka mbi 8 milion shikime