U THA SE JANË NDARË/ Bashkëshortja e Medës i jep fund aludimeve – AlpeGossip
U THA SE JANË NDARË/ Bashkëshortja e Medës i jep fund aludimeve

U THA SE JANË NDARË/ Bashkëshortja e Medës i jep fund aludimeve

Së fundmi këngëtari i njohur Meda është përfolur se është ndarë nga gruaja pas një postimi në profilin e tij në Instagram.

Në postimin e këngëtarit thuhej se ishte ndarë nga bashkëshortja sepse e kishte tradhëtuar.

Ky lajm na ka habitur të gjithëve, por në fakt rezulton të jetë i rremë.

Siç duket llogaria e Medës në Instagram mund të jetë hakuar, pasi postimi ka qëndruar vetëm pak çaste dhe më pas është fshirë.

Bashkëshortja e Medës, Luljeta Përgjeqaj ka përgënjeshtruar lajmin me anë të një postimi në llogarinë e saj.

Luljeta ka publikuar një foto me Medën, ndërsa shprehet se të dy janë të lumtur krah njëri-tjetrit pavarësisht se disa nuk e duan lumturinë e tyre.

“Per te gjithe ata qe e duan lumturin ton, dhe per te gjithe ata qe nuk e duan lumturin ton…Une dhe Meda jemi me plot LUMTURI dhe DASHURI qe gjdo dite po rritet, per te cilen e falenderojm ZOTIN…respekt per te gjith ju”, shkruan Luljeta.