E MBAN GJITHMONË ME VETE/ Arbana Osmani zbulon kuptimin e varëses me numër 7 (FOTO) – AlpeGossip
E MBAN GJITHMONË ME VETE/ Arbana Osmani zbulon kuptimin e varëses me numër 7 (FOTO)

E MBAN GJITHMONË ME VETE/ Arbana Osmani zbulon kuptimin e varëses me numër 7 (FOTO)

Arbana Osmani ka përshëndetur sot ndjekësit e saj në Instagram, me një foto mjaft të këndshme, ku shfaqet e veshur me një fustan me lule, fiks për sezonin e pranverës.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj ishte varësja që Arbana kishte vendosur në foton në fjalë që ka një inicial dhe një numër.

Bëhet fjalë për inicialin e shkronjës J, që është emri i djalit të Arbanës Jon, i cili është 4 vjeç.

Përpos shkronjës J ajo mban edhe një numër 7 në vërse që ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

“Çfarë kuptimi ka ajo varësja me nr. 7? Apo është shkronja z?”, e pyet dikush në Instagram, ndërkohë që Arbana ia kthen:

“Është datëlindja ime”, shkruan moderatorja.

Megjithatë për të gjithë ju që nuk e dini, në datë 7 maj ka ditëlindjen jo vetëm Arbana por edhe partneri i saj i përfolur, regjisori Eduart Grishaj.

“Iconstyle.al”  zbuloi pak kohë më parë se të dy festojnë ditëlindjen në këtë datë, pra në 7 maj dhe këtë e kanë zbuluar kohë më parë.

Më 7 majin e vitit 2018, Eduarti ka publikuar një foto me Arbanën dhe gazetarin Eraldo Rexho, me mbishkrimin: “7, 7, 7”.

Po të shohim më poshtë fotot e realizuara para një viti, Arbana ka të njëjtin aksesor në qafë. Pra me sa duket, Arbana mban me vete në mënyrë simbolike dy njerëzit më të dashur për të!