PAS GAFËS NË SANREMO/ Hygerta Sako ironizon keq Alketën – AlpeGossip
PAS GAFËS NË SANREMO/ Hygerta Sako ironizon keq Alketën

PAS GAFËS NË SANREMO/ Hygerta Sako ironizon keq Alketën

Moderatorja shqiptare Hygerta Sako ka reaguar pas gafës së Alketa Vejsiut në Sanremo. Ajo tha se është e vetmja grua në histori që ka prezantuar “Festivalin e Këngës” në RTSH.

“Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje. Kjo grua jam une”, u shpreh Alketa, duke harruar se dikur festivalin e kanë prezantuar dhe femra të tjera shumë të njohura për publikun shqiptar. Hygerta e ka ironizuar deklaratën e saj, me anë të një postimi në Instastory, ku thotë se “gratë tjera që kanë prezantuar para saj paskan qenë të gjithë burra”.

Për më tepër ironia e saj thellohet teksa shprehet se ajo vetë ka qenë burrë jo vetëm një por katër herë, aq here sa ka prezantuar festivalin.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.