Prej kohësh përflitet se reperja shumë e suksesshme, Loredana është në një lidhje me reperin e famshëm në Gjermani, Zuna. Thashethemet nisën kur dyshja u kap mat në avion shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Më pas postimet nga vende të njëjta e në shoqërinë e njëri-tjetrit bëri që aludimet për një lidhje të vazhdonin.
Së fundmi Zuna ka bërë një veprim ndaj Loredanës që ka tërhequr shumë vëmendjen. Ai ka ripostuar videon e saj duke dëgjuar këngën e tij dhe e shoqëron postimin me kurorë duke treguar se për të Loredana është mbretëreshë.
Ndërkohë dje u përfol se Loredana mund të jetë kthyer me Mozzik. Shkak u bënë postimet e reperes megjithatë ende nuk dihet si qëndron e vërteta.