VETËM PAK DITË LARG DASMËS/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ (VIDEO) – AlpeGossip
VETËM PAK DITË LARG DASMËS/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ (VIDEO)

VETËM PAK DITË LARG DASMËS/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ (VIDEO)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.

Ky ljam është bërë i ditur nga vetë çifti i njohur pak kohë më parë, ku zbuluan edhe datën e martesës datën 17 qersho

Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritët të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.

Mbetet për tu parë edhe rrethi i ngushtë miqësor i çiftit të njohur, pasi jo shumë do të jenë pjesëmarrës në dasmën që do të zhvillohet në Itali.

VIDEO