“DJALI I ËNDRRAVE TË MIJA…”/ Në përvjetorin e 5-të të martesës, Vesa Luma i dedikon fjalë të ngrohta Big Bastës (FOTO) – AlpeGossip
“DJALI I ËNDRRAVE TË MIJA…”/ Në përvjetorin e 5-të të martesës, Vesa Luma i dedikon fjalë të ngrohta Big Bastës (FOTO)

“DJALI I ËNDRRAVE TË MIJA…”/ Në përvjetorin e 5-të të martesës, Vesa Luma i dedikon fjalë të ngrohta Big Bastës (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka kujtuar me postimet e fundit në rrjetet sociale ditën e saj më të bukur, kur kurorëzoi dashurinë në martesë me Big Bastën, 5 vite më parë. Ajo i ka dedikuar fjalët më të veçanta bashkëshortit të saj, duke pohuar se gjeti djalin e ëndrrave të saj.

“Histori e vërtetë. Djali i ëndrrave të mia, fustani i ëndrrave, kështjella e ëndrrave. Famija dhe miqtë e zemrës në një ditë. 12.09.2015”, ka shkruar Luma krah fotove ku shfaqet me fustanin e bardhë duke celebruar dashurinë.

Me siguri këngëtarja ruan kujtimet më të bukura nga kjo ditë e shënuar kur mundi të lidhë jetën me njeriun e saj të zemrës. Sot Big Basta dhe Vesa Luma janë prindër të një djali, të quajtur Lian, i cili duket se gëzon të njëjtin talent për muzikën si prindërit e tij.