Pas Luanës, Adrian Gaxha ndahet edhe nga Dafina! Tashmë në “tregun e beqarëve” – AlpeGossip
Pas Luanës, Adrian Gaxha ndahet edhe nga Dafina! Tashmë në “tregun e beqarëve”

Pas Luanës, Adrian Gaxha ndahet edhe nga Dafina! Tashmë në “tregun e beqarëve”

Pasi i dha fund lidhjes me moderatoren Luana Vjollca, këngëtari Adrian Gaxha, nisi të tregohej disi i rezervuar për jetën e tij private.

Megjithatë, syrit kureshtar të mediave dhe fansave nuk i shpëtuan disa dalje publike të këngëtarit me një vajzë që quhej Dafina. Çifti u kapën mat disa herë, madje edhe në aeroportin e Prishtinës, por sërish nuk dha detaje.

Më pas, Adriani pranoi publikisht se ishte në një lidhje që nuk donte ta bënë publike për shkak se respektonte partneren, e cila sipas tij, nuk ka pse të jetë në fokus të mediave kur nuk është personazh i njohur.

Herën e fundit që i pamë bashkë në publik, ishte në festën e organizuar nga grimieri i njohur në Kosovë, Armend Ramadani, me rastin e 15-vjetorit të karrierës së tij.

Çifti u shfaqën shumë afër njëri-tjetrit dhe dukeshin mjaft të dashuruar. Por së fundi, në një intervistë për Prive, Adrian Gaxha ka zbuluar se është “single”.