Blerina Braka organizon baby shower-in magjik dhe zbulon gjininë e foshnjës – AlpeGossip
Blerina Braka organizon baby shower-in magjik dhe zbulon gjininë e foshnjës

Blerina Braka organizon baby shower-in magjik dhe zbulon gjininë e foshnjës

Pak kohë më parë ajo i habiti ndjekësit e saj në “Instagram” kur papritur dha lajmin se së shpejti do të bëhej nënë. Kësaj here, nëpërmjet disa fotove të reja në profilin e saj, këngëtarja e njohur e hitit “Zogu ti”, Blerina Braka, bëri me dije se po pret një djalë.

Ajo ka publikuar foto e veshur në bojëqielli, ndërkohë që feston në ‘Babyshower’-in e fëmijës që po pret. Siç është bërë zakon së fundmi, para lindjes fëmijëve u organizohet një festë mirëseardhjeje dhe mesa shohim, festa e djalit të Blerinës është tepër madhështore.

Në pritjen e ëmbël, këngëtarja shfaqet në foto duke prerë embëlsirën e festës, e cila është një tortë blu me shkrimin “Është një djalë.”
“Mezi po pres të të shikoj djali im i vogël”- ka shkruar Blerina krah fotos së saj.