“Sëmundja që vdes shqiptarët që prej 1912”: Anxhelina rrëfen eksperiencën e keqe që po kalon (FOTO) – AlpeGossip
“Sëmundja që vdes shqiptarët që prej 1912”: Anxhelina rrëfen eksperiencën e keqe që po kalon (FOTO)

“Sëmundja që vdes shqiptarët që prej 1912”: Anxhelina rrëfen eksperiencën e keqe që po kalon (FOTO)

Një postim i Anxhelina Hadërgjonaj vetëm pak orë më parë, i ka çuditur të gjithë ndjekësit e saj dhe me të drejtë.

Bukuroshja ka postuar në Instastory një foto ku shkruhet: “Promaja, merr jetët e shqiptarëve që prej 1912” dhe mbi këtë foto, shkruante Anxhelina: “Vetëm tani arrij ta kuptoj sa e vërtetë është kjo” – duke i bashkangjitur 2 emoji që tregojnë se ajo është sëmurë.

Promaja, për të gjithë ata që ndoshta nuk e kuptojnë është era që fryn kur je midis dy rrymave të ftohta. Në zhargonin e përditshëm ne e quajmë “bën korent” kur kemi lënë njëkohësisht dritaren dhe derën hapur. Kujtojmë se për një kohë relativisht të gjatë, për shkak të vërfërisë, në Kosovë dhe Shqipëri, ka pasur shumë familje të cilat jetonin në mungesë të dritareve dhe dyerve çka bënte që “promaja” të merrte jetët e tyre.

Shpresojmë që rasti i Anxhelinës mos të jetë serioz dhe të kurohet shpejtë, sepse siç duhet ajo e ka pasur këtë shqetësim të mbartur nga fëmijëria.