“NJË ZOT E DI SI NUK U DORËZUA”/ Fatma rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Alfion – AlpeGossip
“NJË ZOT E DI SI NUK U DORËZUA”/ Fatma rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Alfion

“NJË ZOT E DI SI NUK U DORËZUA”/ Fatma rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Alfion

Ata janë kthyer padyshim në çiftin më të komentuar të showbizit, të cilët për dy vite e mbajtën të fshehtë historinë e tyre të dashurisë.

Në një intervistë për ‘Panoramaplus’, moderatorja ka rrëfyer se si e ka bërë për vete kolegu i punës, lidhja me të cilin thotë se ka qenë e vështirë për t’u ruajtur diskrete, por njëkohësisht edhe interesante.

“Jo me receta se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri, por në fund mendoj ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di, si nuk u dorëzua!”- ka treguar Fatma, duke vënë në dukje natyrën e saj të vështirë.

Gjithashtu, marrëdhënin e tyre në çift ajo e përshkruan si ajo e dy kukullave në filmin vizatimor:

“Një “Tommy dhe Jerry”, por me “happy ending”.- është shprehur moderatorja.