"Kënga Magjike 2018-të"/ Zbulohen disa nga anëtarët e jurisë për kategorinë “New Artist” - AlpeGossip
“Kënga Magjike 2018-të”/ Zbulohen disa nga anëtarët e jurisë për kategorinë “New Artist”

“Kënga Magjike 2018-të”/ Zbulohen disa nga anëtarët e jurisë për kategorinë “New Artist”

Kënga Magjike 2018-të” do të rezervojë shumë supriza këtë vit sepse do të festohet edhe 20-vjetori i festivalit.  Prej disa kohësh tashmë është publikuar edhe promoja e cila fton të gjithë këngëtarët të paraqesin këngët e tyre pjesëmarrse.

Prej dy vitesh është bërë traditë që “Kenga Magjike” të ketë dy kategori atë të “New Artist”  (Artistët e rinj) si dhe artistët big ( që janë të afirmuar tashmë në skenë).

Pjesë e jurisë për vlerësimin e këtyre artistëve prej dy vitesh kanë qenë: Olti Curri, Juliana Pasha, Venera Lumani, DJ Sardi, dhe Uliks Krajka.

Sipas “Expres” disa nga anëtarët  e rinj të jurisë do të jenë: “Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, aktori Artan Imami. Nuk dihet nëse këto artistë do t’i bashkohen jurisë aktuale apo këto emra do të zëvendësojnë jurinë e vjetër. Na duhet të presim edhe pak deri në nisjen e prezantimit të këngëve të reja.