Pse nuk është publikuar asnjë foto nga dasma e Sarës dhe Ledionit? Lori Hoxha ka një përgjigje – AlpeGossip
Pse nuk është publikuar asnjë foto nga dasma e Sarës dhe Ledionit? Lori Hoxha ka një përgjigje

Pse nuk është publikuar asnjë foto nga dasma e Sarës dhe Ledionit? Lori Hoxha ka një përgjigje

Kur kanë kaluar disa javë nga dasma e shumëfolur e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës duket se interesi nuk ka përfunduar ende. Vetëm një foto zyrtare kemi parë nga ceremonia të cilën e ka postuar vetë Sara, të tjerat janë të shkrepura nga të ftuarit.

Por tashmë e kemi përgjigjen pse ka ndodhur kjo dhe e ka dhënë pikërisht Lori Hoxha. Ajo për të dytën herë brenda pak ditëve ka zgjedhur të komunikojë me fansat nëpërmjet programit ask.me duke i përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një nga pyetjet kishte të bënte edhe me fotot e dasmës dhe të fustanit të saj dhe arsyen se pse nuk janë publikuar. Lori është shprehur se edhe ajo vet po pret foto e dasmës sepse nuk i ka marrë akoma. Pra as familja duket se nuk i ka të gjitha fotot dhe ashtu si ne edhe ata po presin.