Marina Vjollca ikën nga “Tv Klan”? Zbulohet ku do ta shohim moderatoren këtë sezon (FOTO) – AlpeGossip
Marina Vjollca ikën nga “Tv Klan”? Zbulohet ku do ta shohim moderatoren këtë sezon (FOTO)

Marina Vjollca ikën nga “Tv Klan”? Zbulohet ku do ta shohim moderatoren këtë sezon (FOTO)

Pasi televizioni “Klan” publikoi spotin e të gjitha programeve që do të transmetohen këtë sezon të ri televiziv, gjithçka që vumë re ishte mungesa e Marina Vjollcës.

Me përfundimin e emisionit “C’est la Vie”, Marina u duk se kishte mbetur pa program. Por një foto e fundit e publikuar nga “INtv”, zbulon fatin e moderatores në këtë televizion.

Marina është fotografuar duke drekuar në ambientet e “Klan”-it, ku me sa duket do ta shohim edhe këtë sezon.

Nuk e dimë nëse do të vijojë me edicionin e dytë të “C’est la Vie”, pasi orarin e Marinës tashmë do ta zërë Turjan Hyska me emisionin “Familja”, i cili do të rivalizojë spektaklin e “Portokallisë”.

Gjithsesi presim që moderatorja të zbulojë ndonjë informacion më tepër.